![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Masterplani i Qytetit Studenti, miratohet granti prej 4.5 milion euro qe do ta transformoje
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë, u miratua një grant prej 4.5 milionë eurosh për rehabilitimin e godinave të Qytetit Studenti, në mënyrë që të kursehet më shumë energji.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Ilir Bejtja, tha se aktualisht në vend humbet rreth 15% e energjisë për shkak të ndërtimeve jo eficente. “Deri më sot, ne humbasim 14-15% për shkak të ndërtimeve joeficente për sa i përket konsumit të energjisë”, deklaroi Bejtja. Mirëpo, opozita e kundërshtoi këtë financim, pasi sipas tyre, është e kotë të shpenzohen kaq shumë para për lyerje fasadash. “Ditët e fundit, kam qenë në Kukës, Has dhe në Tropojë dhe lyerja e fasadave po transferohet edhe në këto qytete. Atje njerëzit kanë një problem të madh. Nuk kanë çfarë të hanë dhe të shkosh t’u lyesh fasadat është ironi e madhe me qytetarët. Prandaj të mos i keqpërdorim këto lloj projektesh, siç është projekti i eficencës. Të bëjmë rishikim të buxhetit, sepse 80 milionë dollarë në buxhetin e këtij viti janë parashikuar të shkojnë vetëm për fasada”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu. Argumentim që sipas kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, projekte të tilla nuk janë thjesht lyerje fasadash, por shumë më të rëndësishme. Për rrjedhojë, pavarësisht kundërshtimit, opozita votoi pro projektligjit për rehabilitimin e godinave të Qytetit Studenti.
Një vit më parë, “Baukuh Lists Abcons”, ishte kompania që u shpall fituese për tjetërsimin e kampusit të Qytetit Studenti. Modeli i projektit fitues është anglosakson, sipas kampusit të Universitetit të Virxhinias. Masterplani në thelb parashikon ndërtimin e një rezidencë të re për studentët dhe rehabilitim të të gjitha ambienteve ekzistuese. Juria ishte e përbërë nga arkitektë të huaj dhe vendas, apo edhe përfaqësues nga planifikimi urban dhe politikëbërës. Siç u komunikua, 1 vit më parë, projekti fitues bazohet tek angazhimi për vëzhgimin e ndryshimeve urbane sapo ato shfaqen, dizajni dhe një strategji konkrete veprimi, duke shfrytëzuar të gjitha asetet në dispozicion dhe duke bashkuar të gjitha subjektet së bashku. Konkursi ndërkombëtar për “Master Planin e Qytetit Studenti” u lançua nga Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania. Ky ishte vetëm një prej zinxhirëve të konkurseve ndërkombëtare, që qeveria shqiptare ka çelur për të vazhduar programin kombëtar të Rilindjes Urbane. Në atë kohë, vetë kryeministri Edi Rama, tha se nga mënyra se si është menaxhuar ky qytet, situata ka degraduar, për këtë arsye shprehu publikisht zotimin e tij për transformimin e këtij qyteti që strehon, për çdo vit, mijëra studentë. Masterplani fitues i Qytetit Studenti, u përzgjodh nga një juri, prej 9 anëtarësh e kryesuar nga numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, ndërsa vlerësimi erdhi pas studimit të 8 projekteve dhe llogaritjes së kostos së secilit prej tyre.
Në konkurs morën pjesë 35 studio të njohura shqiptare dhe të huaja. Në platformën e shpalosur nga qeveria, muaj më parë, u theksua se konkursi ndërkombëtar u shpall me qëllim përmirësimin e ndërtimeve ekzistuese të Qytetit Studenti, shtimin e ndërtimeve të reja, përmirësimin e kushteve të banesës studentore dhe jetës social-kulturore në këtë kampus rezidencial. Gjithashtu u fol për angazhimin në përmirësimin e hapësirave kolektive dhe publike të kampusit, përcaktimin e kufijve të qartë të tij dhe ndarjen përfundimisht të kampusit nga zona e ndërtimeve informale. Konceptet bazohen në parimet që gjenerohen duke kuptuar veçantitë e zonës, kërkesat dhe karakteristikat e banorëve të saj, si dhe nga përvojat e vendeve të tjera. Çdo zgjidhje duhet përshtatur me kontekstin lokal, duke vendosur standarde të larta të projektimit. Ato duhet të përcaktojnë edhe një model të zbatueshëm në territore të tjera të ngjashme, në funksion dhe tipologji, që kanë të njëjtën urgjencë për të ofruar hapësira dhe shërbime të bazuara në cilësi. Disa prej të dhënave, të bëra publike më herët nga kompania fituese. Në atë kohë, u tha gjithashtu se Master plani i Qytetit Studenti studion dhe propozon edhe një qëndrim ndaj ndërtimeve informale. Bazuar në hallkat kyçe që u është kërkuar konkurrentëve, masterplani mund të pranojë si të tillë gjendjen ekzistuese të infomalitetit në periferitë e Qytetit Studenti dhe të krijojë një komunikim programatik me këtë realitet, ose të radikalizojë qëndrimin duke propozuar pastrimin e territoreve të pushtuara të Qytetit Studenti dhe rialokimin e banorëve të zhvendosur në struktura të tjera të propozuara. Gjithashtu, brenda kampusit të Qytetit Studenti, në pjesën e fushave të sportit është parashikuar vite më parë edhe ndërtimi i një kompleksi me fakultete të Universitetit të Tiranës. Detaje, që do të zhvillohen në vijim.
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)